Vija imagjinare e Epirit të Veriut, vijë gjaku, dhe rrafshimi të vendbanimeve shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vija imagjinare e Epirit të Veriut, vijë gjaku, dhe rrafshimi të vendbanimeve shqiptare

10:06 | 21/03/2017
në Shqiperi
0

Nga Mentor Nazarko

Harta e vitit 1913, e shkallës 1:400.000, që gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Francës, është ilustrim i jashtëzakonshëm i një çështje të debatueshme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe në ditët tona. Nëse dje ne e botuam në rubrikën Retro, një rubrikë e cila synon të riaktualizojë tema,  personazhe, ngjarje të së shkuarës së afërt dhe të largët, sot ne duam ta komentojmë në rubrikën aktuale të komenteve.

Arsyeja është e thjeshtë. Harta e vjetër e 1913, e Ushtrisë franceze ilustron më së miri spastrimet etnike dhe genocidet e kryera në Ballkan gjatë gjithë shekullit të 20-të. Grabitje, djegie, vrasje masive, rrafshim të shumë fshatrave dhe vendbanimeve. Pastaj në ato zona të rrafshuara pretendohej territor mbi bazën e elementëve historikë, kulturorë dhe etnikë që krijoheshin me art. Kështu ka ndodhur në Çamëri, Greqinë e Veriut, Bosnjë, Kosovë. Kështu ndodhi dhe në Shqipërinë e Jugut.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Dhe sot, qarqe të caktuara greke, individë të caktuar të minoritetit grek e pretendojnë Shqipërinë e jugut, duke u mbështetur gjoja mbi një marrëveshje a protokoll të Korfuzit  firmosur nga një gjoja qeveri shqiptare e vitit 1914 dhe e garantuar nga Fuqitë e Mëdha. Sipas këtyre pretendimeve  u fiksua madje dhe njëlloj vije kufitare që ndante të ashtuquajturën krahinë autonome të Epirit të Veriut me pjesën tjetër të Shqipërisë. Kjo vijë njihet si Vija e Firences. Pra pretenduesit e konsiderojnë si në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kërkesën e tyre për Shqipërinë e Jugut, temë të cilën e kemi trajtuar gjatë disa ditëve. Shikoni një hartë tjetër që i referohet të ashtuquajturit Epir të Veriut, hartë e vitit 1914. Këtu do e gjeni të ashtuquajturën Vijë të Firences.

Harta në fjalë, harta e vitit 1913 që ne botuam dje, titullohej : Epiri i Veriut, shkatërrimet në zonat e banuara nga grekët : Shqipëria e Jugut.

Si mund të kuptohet, këto shkatërrime, këto masakra ishin të përmasave kaq të mëdha sa meritonin harta të mirëfillta ushtarake. Pavarësisht se harta e vitit 1913 flet për shkatërrime shtëpish, djegie, afërmendsh shkatërruesit e shtëpive, djegësit e tyre, nuk kanë përdorur dorashka për banuesit e tyre.

Por nuk po shkojmë tek burime të tjera për të provuar masakrën.  Thjesht po bëjmë një përputhje hartash franceze të kohës, për të kuptuar më shumë. Pra një vit më vonë, vija që lidh djegiet dhe shkatërrimet në hartën e 1913, shndërrohet në vijë ndarëse etnike në 1914.

E kjo vijë, Vija e Firences, si kuptohet nga harta që ne botuam dje, u përcaktua me gjak. Në fakt për të kuptuar më mirë, krahasojini të dy hartat. Dhe kuptohet fare qartë se vija kufitare e Epirit të Veriut është përcaktuar nga masakrat.  Ngjyra e kuqe ilustruese e djegieve dhe plaçkitjeve përputhet me vijën e Firences. Dhe ka diçka tjetër  shumë të rëndësishme, që ngjan si lapsus legjendash për hartat e ushtrisë franceze, si njëlloj shastisje ushtarakësh që kanë bërë hartat në fjalë.

Nëse këto zona ishin të banuara nga grekët, si pretendon harta e 1913: Kush i vrau dhe masakroi grekët? Shqiptarët? Nuk njihet ndonjë masakër shqiptare mbi grekët në territorin tonë! Grekët? Po pse do të masakronin grekët njeri tjetrin, nëse Epiri i Veriut ishte i banuar nga grekë? Përgjigja është shumë e thjeshtë: Grekët spastruan shqiptarët për të përfituar territorin mbi të cilin nuk kishin kurrfarë të drejte historike, etnike, apo fetare.

/konica.al/

Etiketa: Epiri i VeriutGreketHarta e vjetër e 1913Mentor NazarkoVija e Firences

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Terrorizmi grek/ Gjenden 8 zarfe bombë që do t’u dërgoheshin zyrtarëve të lartë Europianë

Terrorizmi grek/ Gjenden 8 zarfe bombë që do t'u dërgoheshin zyrtarëve të lartë Europianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:39 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com