Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu dhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Mulaj dhe Burim Veliu, mbrëmjen e 6 Qershorit 2017, në orën 21:00, në pikën kufitare të Morinës janë arrestuar nga Policia Shqiptare dhe po mbahen nën arrest.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj ndalesave të vazhdueshme të kryetarit të LSHB-së dhe aktivistëve të tjerë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk njeh kufijtë e imponuar dhe angazhohet për shuarjen e kufijve që ndajnë shqiptarët.
Deri tani, nuk ka ndonjë informacion tjetër.