Publikimi në ERTV i videos së takimit të Elisa Spiropalit me prindërit e të miturës së abuzuar seksualisht në Kavajë ka ngjallur reagime të shumta. Mesila Doda e cilëson kriminale dhe çnjerëzore daljen në media të prindërve të vajzës, që sipas saj tashmë është e tradhëtuar nga shokët, miqtë, pushteti e media.
Doda shkruan:
Kriminale dalja nga media e anonimatit të prindërve të vajzës viktimë në ngjarjen e rëndë të Kavajës. A ju ka mbetur një fije njerëzillëk o njerëz? A keni fëmijë, motra, mbesa? A keni një fije turp brenda vetes… si mund të sillen kaq poshtërsisht e t’i nxjerrin prindërit e fëmijës me fytyrë se këta monstra në pushtet duan shown e radhës… jam pa fjalë e nuk gjej më forcë të them…. ky është fundi i fundit të njeriut. Viktimë disa herë, fatkeqe, e tradhëtuar nga shokët, miqtë, pushteti, media… A keni Zot o njerëz?