Grupe të policisë kriminale të Durrësit si edhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u janë bashkuar efektivëve të Policisë së Krujës që po ushtron kontrolle mes zonës së Fushë Krujës dhe Laçit.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se kontrolleve u është bashkuar edhe një autoblind. Kontrollet po ushtrohen në zonat mes Fushë Krujës e Laçit dhe po patrullohen të gjitha fshatrat. Ky kontroll ka nisur në orët e pasdites dhe qëllimi është gjetja e një gjurme që mund të çojë në zbardhjen e fatit të të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj.