Arion Gjergo, personi që grabiste pacientët e sëmurë brenda Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ka kryer edhe vjedhje të tjera. Janë publikuar pamje të tjera ku shihet se 37-vjeçarit nuk i duheshin shumë minuta për të kryer nje vjedhje në market. Ai shihet që thyen xhamin dhe brenda tre minutave arrin të mbushë çantën me gjërat që gjen në arkën e marketit.
Gjergo aktivitetin e tij e kishte shtrirë edhe në urgjencën e QSUT-së. Hetimet zbuluan se 37-vjeçari shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.