VIDEO/“Përtej Politikës”, Berisha rrëfen momente nga fëmijëria – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/“Përtej Politikës”, Berisha rrëfen momente nga fëmijëria –

11:26 | 04/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pasi njoftoi dje se ishte i pari që kishte marrë iniciativën për të hapur një Podcast, kreu i opozitës, Sali Berisha ka bërë rrëfimin e tij në platformën në “Youtube”, ku iu ka treguar ndjekësve të pathëna nga fëmijëria.

Podcasti i titulluar “Përtej Politikës”, ka nisur me një rrugëtim te fëmijëria e Berishës, jeta e tij në Viçidol të Tropojës, jetesa në kullë dhe dashuria e veçantë për xhaxhain e tij.

Duke iu referuar reagimit të djeshëm, podcasti në fjalë duket se është realizuar më parë, pasi në sfond është pema e Vitit të Ri, ndërsa Berisha mban syze, pasi u dëmtua gjatë një proteste që mbajti opozita.

“Këtë formë komunikimi kam menduar që ta filloj me aspekte për të cilat nuk kam folur ndonjëherë konkretisht me fëmijërinë time më të hershme. Pra të kthehem tek ABC-ja ime. Mbresa e viteve më të para të jetës, parashkollorit, unë kam lindur në fshatin Viçidol. Në Kodrën e Prifçit, fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera, por ka një horizont të gjerë, hapet një pamje madhështore e luginës së Tropojës nga të gjitha anët e saj. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Memoria ime fillon rreth moshës 3-vjeçare ose të themi është e konsoliduar që atëherë. Hapat e para, fjalët e para i kam shqiptuar në një “kullë”. Kulla është një ndërtesë 150-vjeçare e djegur dhe e rindërtuar disa herë. Natyrisht ka pësuar ndryshimet e veta.

Mbresat ishin 2; muret e saj të trasha, në fëmijëri ato duken shumë të trasha. Në katin e parë ishin rreth 1 metër; fugat rreth gurëve që murin e jashtëm e shndërronin në një mozaik. Kjo kullë pas djegies së fundit kishte zbadhuar dhe dritaret. Fëmijëria, vitet e para janë në një familje strikt patriarkale.

Përveç babës, Ramë Halili dhe nënës Sheqere Shpendi kishte motrën dhe një vëlla tjetër më të madh se veten. Jetonim së bashku me xhaxhanë, axhën tim Zeqir Halilin, i cili ishte dhe i zoti i shtëpisë. Fëmijët e axhës ishin njësoj si vëllezër dhe motra. Ishin të mrekullueshëm. Shtëpitë në një kullë i kishim dhe me familjarët e kushërinjtë e parë, të cilët kur linda unë ishin ndarë. Por ishte një ndarje formale. Në këtë kontekst një familje e tillë sado sot të duket arkaike, ka shumë dashuri, gjallëri. Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njeriu më i dashur dhe i respektuar. Zeqir Halili. Ai ishte një shenjtar që këpuste cigaren në dysh.

Ishte një kalorës shumë i veçantë, kali i tij kushtonte me një diferencë që ka Lamborgini dhe me një makinë të zakonshme. Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo 5 javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5-vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin. Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje. Qitja, të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, i afroheshe shenjës pra; kishe të drejtë ose përfitoje dhe një fishek të dytë, më shumë se kaq jo. Pra kulla, qitja, i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim.”, rrëfen kryedemokrati.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Goditën me thikë 18 vjeçarin, policia në kërkim të autorëve –

Goditën me thikë 18 vjeçarin, policia në kërkim të autorëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

13:27 | 29/12/2025
Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

12:55 | 29/12/2025
Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore –

Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore –

12:41 | 29/12/2025
E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –

E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –

12:23 | 29/12/2025
Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? –

12:13 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –
  • Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –
  • Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore –
  • E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas –
  • Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? –
  • Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –
  • Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com