(VIDEO) “Nuk na hyn në punë fare”/ Karta e Studentit ka dështuar, por Veliaj shpenzon 50 milionë lekë për platformën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

(VIDEO) “Nuk na hyn në punë fare”/ Karta e Studentit ka dështuar, por Veliaj shpenzon 50 milionë lekë për platformën

12:37 | 17/09/2022
në Uncategorized
0

Po afron sezoni i ri universitar dhe kryebashkiaku i Tiranës po mendon taktika se si të përvetësojë fonde edhe nga studentët.
“Gama kryesisht është me fokus studentor, duke filluar nga mensa ku mund të hash më lirë, tek kancelaritë, ku mund të blesh mjete për universitetin, tek dyqanet elektronike, se shumë mësime po bëhen online, të gjitha këto ofrojnë ulje”, deklaronte Erion Veliaj dy vjet më parë kur doli në media dhe bënte propagandë. Ndërkohë, sot pas dy vitesh kjo kartë jo vetëm që nuk po iu hynë në punë studentëve, por po përdoret nga Veliaj si një kartë për të organizuar tendera.
Këtë muaj Bashkia Tiranë ka publikuar një tender me objekt “Blerje shërbimi për mirëmbajtjen e objekteve specifike ËEB, Aplikacion, Platforma e Kartës së Studentit, si dhe hostimi i tyre”, i cili është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike për shkelje të ligjit. Në ngarkim të Agjencisë së Rinisë, institucion që varet nga Bashkia Tiranë, për këtë tender është përcaktuar vlera 50 milionë lekë. Nëse “mendojnë” për studentët, më e dobishme do të ishte që kjo shumë të përdorej për t’u përgjysmuar tarifat universitare.
Por, ku shkojnë këto para që shpenzon bashkia për Kartën e Studentit kur ajo nuk është funksionale, ose për të qenë më korrekt vlen vetëm për dy a tre shërbime, që janë krejt pa vlerë për nevojat reale që kanë studentët?
Gijotina.com ka kontaktuar me disa studentë për t’i pyetur mbi shërbimet që kanë përfituar nga kjo kartë. Një nga studentë që këtë vit mbylli studimet për degën Histori-Gjeografi, na ka treguar se për 3 vjet ajo ka qenë e pajisur me Kartë Studenti, por mundësia e përfitim ka qenë shumë e pakët, ose aspak për disa shërbime bazë. “Për shuma pak gjëra të hynte në punë karta, për shembull për abonenë, nga 16 mijë lekë e kam marrë me 6 mijë lekë. Në librari nuk na bënin ulje, gjithashtu as në mensa, këto i kam paguar gjithmonë nga xhepi im me çmimet reale që kanë”, u shpreh studentja, Artenisa Ç.
Edhe pse vitin që shkoi Bashkia Tiranë nënshkroi një kontratë më kompaninë “Spar”, studentja tregoi për Gijotina.com se në asnjë market nuk kanë përfituar ulje çmimesh me kartën e studentit. “Unë vetë të paktën nuk kam përfituar ulje në asnjë nga supermarketet, as te “Big Market” dhe as te “Spar”. Edhe për transportin, ka disa linja që nuk i marrin parasysh fare kartën e studentit dhe abonetë, kështu as në këtë rast nuk kemi përfituar. Kam përfituar shërbim me gjysmë çmimi vetëm teleferikun në Dajt dhe në kinema, por në fakt në këto kushte do ishte më mirë që kjo kartë të na ishte e vlefshme edhe për transportin ndërqytetës, por duket që është e pamundur”, tha më tutje Artenisa. Për vitin studimor në vazhdim, studentja tha se nuk do të aplikojë më për kartë, duke qenë se nuk ka përfituar. Ajo është shprehur se maksimumi në këto shërbime përfiton 3% ulje, pavarësisht sa produkte merr, vetëm 3% është lehtësimi.
Ndërkohë një tjetër studente, Geraldina Mancka, e cila është edhe aktiviste për Lëvizjen studentore. Tregon për Gijotina.com se e ka përdorur shumë pak herë Kartën e Studentit. Mancka thotë më tutje se çka është premtuar nga Bashkia ka qenë propagandë pasi numri i shërbimeve që mund të përfitosh nga karta është shumë i ulët.
“E kam përdorur vetëm pak herë. Ka qenë për abonenë e studentit, në ato raste që kam arritur ta gjej, pasi numri i tyre është shume i limituar. Bashkia ka premtuar shumë gjëra, por shumica prej tyre nuk janë plotësuar. Vendet dhe mënyrat që bashkia kërkon t’i vijë në ndihme studenteve nëpërmjet Kartës së Studentit shpesh herë nuk janë në shërbim të studentëve si dyqanet e shtrenjta, serviset e makinave apo argjendarive”, u shpreh ajo.
Më tutje Mancka tha se, studentët kërkojnë që kjo kartë të shërbejë edhe për të fituar ulje në shërbimet si mensa, kancelari, transporti dhe banimi, pasi janë nevojat bazike për çdo student, duke marrë parasysh këtu që çmimet në këtë vit janë bërë të papërballueshme.
“Karta e Studentit duhet të ofrojë ulje në transport, banim, mensa, supermarkete, kancelari, biblioteka, konvikte etj. Një student i ditëve të sotme ka nevojë për ulje dhe përfitime në pikat e sipërpërmendura”, tha Mancka
Sakaq, ajo theksoi se shpesh herë ia kanë përmendur këto mangësi edhe vetë kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. “Sa herë jemi hasur me të, ia kemi përplasur në fytyrë për dështimin e Kartës së Studentit dhe disa herë kemi bërë aksione kundrejt kësaj”.
Gijotina.com i ka dërguar edhe një kërkesë për informacion Agjencisë e Rinisë, pranë Bashkisë Tiranë, që ka nën administrim dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nga rrugët e kontaktit zyrtar që ky institucion.

©Copyright Gijotina.comKy artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

 

Etiketa: kryesore2

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Agresion i mirëfilltë ushtarak

Policia “hesht” për zhdukjen e Ervis Martinajt, Rama: Duhet të kemi durim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com