Ky është momenti kur Sali Berisha ka mbërritur në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën, por është refuzuar nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.
Siç shihet në video, Berisha nuk pranon të lirojë foltoren, ndërsa në mbështetje të tij shkojnë edhe deputetët demokratë, duke rrethuar foltoren e Kuvendit.
Ndërkohë, te foltorja kanë mbërritur menjëherë edhe forcat e Gardës. Kjo ka bërë që drejtuesja e seancës të ndërpresë seancën për pesë minuta.