Shefi turk Salt Bae (Nusreti) dëshironte të përjetonte momentin e tij të madhështisë, duke u përpjekur të fitonte pak nga lavdia e fituesve të Kupës së Botës në Katar, ai bëri foto me disa lojtarë, të cilat i publikoi në profilin e tij në Instagram.
Kushdo që i sheh fotot do të arrijë në përfundimin, ndoshta gabimisht, se Salt Bae është mik i ngushtë i shumicës së lojtarëve të Argjentinës fitimtare dhe veçanërisht Lionel Messit.
Realiteti duket pak më ndryshe nëse shikoni videon nga prapaskenat e sesionit fotografik, pasi Salt Bae mund të ketë nxituar për të bërë një foto me fituesit, por i ka gjetur ata “të padisponueshëm”, sidomos në rastin e Messit.
Në video shfaqen lojtarët e Argjentinës duke festuar dhe Messi duke shkëmbyer përqafime dhe puthje. Bae është duke pritur momentin për ta takuar. Messi e shikon, por është krejtësisht i pashqetësuar dhe vazhdon festimet me shokët e skuadrës.
Shefi turk e tërheq për dore, por e merr sërish indiferencën e tij. Megjithatë, në një moment, ndoshta pak më vonë, ai ia del mbanë dhe ka foton e tij të lakmuar me lojtarin më të mirë të Botërorit. Gjuhët e këqija, megjithatë, përsëri komentojnë se rezultati përfundimtar ishte produkt i mirësjelljes dhe jo miqësisë së vërtetë, siç do të donte të shfaqej shefi turk.