Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Koplik-Shkodër në afërsi të ish-Institutit të Misrit. Bëhet me dije se ngjarja kë ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Dobraç”, në dalje të qytetit të Shkodrës. Një automjet është përplasur me murin në rrugë dhe me pas është kthyer përmbys në mes të rrugës si pasojë e përplasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca, të cilët kanë transportuar në spital drejtuesin e mjetit, i cili ka shpëtuar për mrekulli si pasojë e përplasjes. Bëhet me dije se është plagosur rëndë edhe një pasagjer.