Lorenc Hasrama, i cili ishte njëri prej banorëve që iu bashkua shtëpisë së Big Brother mbrëmjen e kaluar, duket se e kishte studiuar shumë mirë Luizin nga jashtë.
Në sfidën e imitimeve, Lorenci duhet të imitonte Luizin. Ai imitonte në mënyrë të saktë dhe korrekte thuajse çdo lëvizje të tij, duke nisur nga mënyra e ecjes, qëndrimi i tij e deri tek pirja e duhanit.
Teksa ishin mbledhur në kuzhinë, banorët nisën të imitonin njëri-tjetrin, duke krijuar një situatë shumë komike dhe të lezetshme për të gjithë.
Sfida e Vëllait të Madh solli një tjetër atmosferë të ngrohtë në shtëpi.