Ylli i Manchester City, Xhek Grilish, nuk ka të ndalur pas triumfit në Champions League.
Prej 3 ditësh duke konsumuar alkool në sasi të frikshme dhe pa gjumë, mesfushori udhëheq festën e “qytetarëve” që pas Stambollit dhe finales së Championsit e deri në Ibiza (ku kishte prenotuar gjithçka) si në Manchester, ku dje u zhvillua parada e “Tripletës”.
“Jam si gjeli i detit, duhet të ushqehem. Nuk mbaj mend kur kam fjetur për herë të fundit”, tha ai nga skena e festës së Cityt, ndërkohë që videot e Grilish që shfaqet i dehur duke udhëhequr festën janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
DON JACK GREALISH
pic.twitter.com/TaHzWcMnTj— Pablo Díaz (Pabel)? (@MiniP_Tm_EH_HT) June 12, 2023