VIDEO/ E RËNDË në Librazhd! I mituri dhunohet barbarisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ E RËNDË në Librazhd! I mituri dhunohet barbarisht

21:12 | 20/02/2023
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një i mitur u dhunua për tre vite rresht nga elektricisti i fshatit Funare në Librazhd, prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të që është sot. Pas dhunimit ai u bullizua gjë që e çoi të ndërmerrte një akt të rëndë, atë të hedhjes nga kati i tretë i konviktit ku qëndronte. E gjithë historia u mbajt e fshehtë dhe asnjë institucion nuk mori asnjë masë.

Rasti i rëndë u soll në emisionin investigativ Fiks Fare, ku u shfaqën video tronditëse të dhunës që ushtrohej ndaj të miturit, ku përveç elektriçistit dhunues, dikush tjetër xhironte skenën pa iu dridhur dora. Kjo ka qenë edhe arsyeja që i mituri ka braktisur shkollën dhe është bullizuar nga bashkëmoshatarët.

Vetë fëmija në prezencën e të ëmës tregoi për gazetarët e Fiksit, se elektricisti Hysen Balliu e dhunonte, i zinte rrugën me motor dhe nuk e lejonte të shkonte në mësim. Ai shprehet se nuk është ankuar për atë person te familjarët pasi nuk ka dashur t’i shqetësojë.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur e ëma e të miturit tregon se fëmijën për shkak të bullizimit dhe mos vajtjes në shkollë vendosi ta çonte në një shkollë në Librazhd dhe të qëndronte në një konvikt fetar, i cili ishte pa pagesë, por që aty u hodh nga kati i tretë i godinës.

Dhe nga ai moment fëmijën e risolli në fshat, ku e riregjistroi në shkollën që kishte qenë, por që nuk e frekuenton. E ëma mohon të ketë dijeni për dhunën e ushtruar ndaj djalit. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në shkollë, por drejtuesi i shkollës nuk dha asnjë koment me arsyetimin se nuk ishte i autorizuar nga zyra arsimore për të folur për rastin.

Ndërkohë ish-drejtori i shkollës në një telefonatë tregoi se e ka denoncuar këtë rast në polici, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje. Drejtori i konviktit ku i mituri qëndroi pak ditë, tregon se ai u hodh nga kati i tretë, dhe e përjashtoi. Por nuk lajmëroi asnjë institucion, vetëm i kërkoi familjes që ta merrte. Gazetarët takuan edhe elektricistin i cili kishte një sjellje të çuditshme ndërkohë që gazetarët i tregonin videon ku dhunonte të miturin ai qeshte, për të kjo nuk është dhunë.

Emisioni investigativ në pak ditë mblodhi fakte tronditëse për të miturin, video në të cilat dhunohej barbarisht, dëshmi nga drejtuesi i konviktit ku pranon se i mituri u hodh nga kati i tretë, dhe kjo ngjarje u mbajt e fshehtë. Ishdrejtuesi i shkollës tregon se e ka denoncuar rastin, por nuk është bërë asgjë. Dhe në fund askush asnjë përgjegjësi. I mituri që i përket një familje me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike vendos të mos përballet më as me bashkëmoshatarët, por të qëndrojë në shtëpi me të ëmën. Nga heshtja e institucioneve dhe mosveprimi i tyre edhe i mituri është dorëzuar duke u mbyllur në shtëpi. /TCH/

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksident në Durrës, plagosen dy persona, një prei tyre e mitur

Aksident në Durrës, plagosen dy persona, një prei tyre e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

12:38 | 09/06/2026
Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

12:16 | 09/06/2026
GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

12:08 | 09/06/2026
Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

Matura Shtetërore, rreth 20 minuta pas nisjes publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë –

11:50 | 09/06/2026
Bien pretendimet e Ramës, si po i përqafojnë edhe turistët e huaj protestat në Shqipëri –

Bien pretendimet e Ramës, si po i përqafojnë edhe turistët e huaj protestat në Shqipëri –

11:30 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –
  • Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –
  • GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –
  • Matura Shtetërore, rreth 20 minuta pas nisjes publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë –
  • Bien pretendimet e Ramës, si po i përqafojnë edhe turistët e huaj protestat në Shqipëri –
  • Pakënaqësia qytetare nuk mund të injorohet, zëri i protestuesve duhet të dëgjohet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –
  • Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com