VIDEO/ Dhunuan me mbajtën peng një 22-vjeçar, arrestohen 3 persona. Detaje nga ngjarja – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Dhunuan me mbajtën peng një 22-vjeçar, arrestohen 3 persona. Detaje nga ngjarja –

17:08 | 14/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Policia e Kavajës arrestoi 3 persona, dy prej të cilëve vëllezër, pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kanë mbajtur peng një 22-vjeçar.

Shkak për ngjarjen ishin dyshimet që kishin të arrestuarit se 22-vjeçari i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro.

Gjithashtu policia arrestoi edhe 22-vjeçarin për dyshime për mashtrim, si dhe sekuestroi automjetin për shitjen e të cilit dyshohet se ka mashtruar.

Policia përmes një njoftimi zyrtar bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Preteksti”, ku u arrestuan shtetasit: K. D., 32 vjeç dhe E. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit R. Sh, 25 vjeç, banues në Durrës.

“Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xh. D., 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xh. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Read more

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Të Lidhura

nga 27
23:12 | 29/05/2026
0

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një...

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

nga 27
22:36 | 29/05/2026
0

Një letër e çuditshme e ministrit të Infratruktures dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtuar dy pronarëve të kompanive të koncesionit të...

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

nga 27
20:58 | 29/05/2026
0

“Të shkojmë te gara, te vota te përballja”, kështu deklaroi Ervin Salianji në takimin e mbajtur këtë të premte në...

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

nga 27
20:38 | 29/05/2026
0

Gjatë takimit që po mban me demokratët në Tiranë, Ervin Salianji tha se PD po reduktohet në një strukturë besnikërie...

Para
Kur Perëndimi është i zhgënjyer me Kosovën, ne kemi nevojë për Shqipërinë –

Qeveria të punojë për... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

23:12 | 29/05/2026
Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

22:36 | 29/05/2026
Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

20:58 | 29/05/2026
Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

20:38 | 29/05/2026
Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh… –

19:28 | 29/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
  • Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –
  • Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –
  • Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –
  • Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh… –
  • “Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
  • Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com