Video/ Dhuna ndaj 3-vjeçarit, arrestohet administratorja e kopështit, Anjeza Shabani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Dhuna ndaj 3-vjeçarit, arrestohet administratorja e kopështit, Anjeza Shabani

10:11 | 21/06/2016
në Uncategorized
0

https://www.youtube.com/watch?v=BRDwp4iFyq8&feature=youtu.be

Vetëm pak orë pas denoncimit të dhunës së fëmijës 3 vjeç në emisionin “STOP” është arrestuar administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani. Arrestimi i saj u bë para pak çastesh nga Drejtoria e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik. Mbi Shabanin rëndon akuza për “keqtrajtimin e të miturve”, neni 124 pika b e Kodit Penal dhe “shpërdorim detyre”.  Para pak vitesh, Shabani ka qenë bashkëdrejtuese e një emisioni televiziv.

Denoncimi ne”STOP” , ja si u dhunua 3-vjeçari 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.

Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.

Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.

Pamjet janë ato që flasin vetë…

stop2-1

Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.

stop10-2

Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “STOP”

Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”

stop11

Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?

Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë”.

stop12

Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?

Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë”.

stop7-3

Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij

stop1-3

Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopësht. Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.

stop4-1

stop9-1

 

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.

Një fenomen vrastar i shoqërisë tonë, për të cilin duhet të bien ‘kambanat e alarmit’.

/tvklan.al/

Etiketa: administratorjaAnjeza ShabaniDhuna ne kopeshtedhunojet 3 vjecarikopshti diren

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
SHBA/ Në pranga 20-vjeçari britanik që tentoi të vriste Donald Trump

SHBA/ Në pranga 20-vjeçari britanik që tentoi të vriste Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com