Sokol Cikalleshi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Al Khaleej në Arabinë Saudite.
Sulmuesi shqiptar ia doli edhe sot të lejë gjurmë në ndeshjen e Kupës, ndaj Al Feiha.
Lojtari kuqezi realizoi gol në minutën e 19-të, pas pasimit të Moratos.
Gjithsesi, goli nuk ishte i mjaftueshëm për suksesin, pasi kundërshtarët shënuan 2 herë me Al Zaqan dhe Abusabaan.