Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se viktima po udhëtonte me biçikletë, në momentin kur është goditur në mënyrë fatale nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që hetimet për verifikimin e dinamikës së ngjarjes vijojnë.