Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur largimet vullnetare të gjykatësve dhe prokurorëve që sipas tij s’donin që të kalonin vetting-un.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Rama shprehet që “… Drejtësia e re nuk kapet dot si e vjetra që po bie!”
Ditën e sotme katër gjyqtarë e prokurorë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre pranë Presidentit Bujar Nishani, pasi për motive të ndryshme nuk kanë pranuar të plotësojnë formularët për vetting-un.