Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka konfirmuar në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Kraja. Seanca dëgjimore e zhvilluar pak ditë më parë, u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.
Kraja është cilësuar i përshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa për kriterin e aftësive profesionale, ai është vlerësuar “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme.