Unioni i Prokurorëve ka thirrur më 5 nëntor mbledhjen e Asamblesë ku do të vendoset për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka përfunduar në komisionin e Venecias.
Në këtë mbledhje prokurorët do të vendosin edhe nëse do t’i drejtohen apo jo Gjykatës Kushtetuese si palë e interesuar në proces.
Asambleja mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 25 tetor vendosi të pezullojë ekzekutimin e ligjit për rivlerësimin e figurave te gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas ankimimit të bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.