Vetting-u/ ONM: Vetëm 67 kandidatë mund të vazhdojnë garën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting-u/ ONM: Vetëm 67 kandidatë mund të vazhdojnë garën

21:22 | 07/04/2017
në Shqiperi
0

87 kandidatë hyjnë në listën e zezë, morën vlerësime negative nga ekspertët ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka skualifikuar 87 kandidatë për komisionet e vetting-ut, dhe ka kualifikuar 67 prej tyre. 87 kandidatë që hynë në garë për komisionet e vetting-ut, kanë marrë vlerësime negative, çka do të thotë se kandidatët kanë problem me të shkuarën e tyre kriminale ose korruptive. Përmes një deklarate për shtyp, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), njofton se ka dorëzuar sot rekomandimet e reja për procesin për formimin e institucioneve të rivlerësimit (vetting-ut), të cilat zëvendësojnë rekomandimet e nxjerra nga ONM më 3 mars 2017.

Në vijim të Vendimit nr. 18/2017, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 16 mars, ONM ka riorganizuar ekipin e tij të vëzhguesve ndërkombëtarë, të përbërë nga anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i Shteteve Anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë konfirmuar se stafi i Zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm, me saktësi dhe angazhim serioz. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara. Edhe një herë, të gjitha aktivitetet monitoruese nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së u kryen në mënyrë të plotë, duke punuar në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri, të cilët mbetën të angazhuar për të asistuar dhe për të mbështetur punën e tyre.

Sot, Kryetarja e ONM-së, Znj. Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së, në një zarf të mbyllur për t’iu dërguar Kuvendit.

Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:

(S)kualifikimet

84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;

109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.

Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi.

Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional.

Etiketa: Avokati i popullitGenoveva Ruiz-CalaveraKuvendi i ShqipërisëllogaridhënësOperacioni Ndërkombëtar i Monitorimitprofesional

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para

Nëna ime më mirë të vdesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com