Janë shtetas shqiptarë që janë shkolluar dhe kanë eksperiencë pune në sistemet e drejtësisë së këtyre vendeve me demokraci të konsoliduar
Janë mbi 100 kandidatura të mbërritura pranë Avokatit të Popullit për tu bërë pjesë e komisionit të Vetting-t. Në grupin e kandidaturave ka një numër të konsiderueshëm të kandidatëve që vijnë nga sisteme të drejtësisë në vende me demokraci të konsoliduar, siç është Franca, Anglia, Italia dhe SHBA. Madje edhe nga Kanadaja. Nga të dhëna që vijnë nga Avokati i Popullit, janë të paktën 20 kandidatura që vijnë nga këto vende.
Janë shtetas shqiptarë që janë shkolluar në këto vende në universitete prestigjioze dhe më pas kanë punuar në sistemet e tyre të drejtësisë. Kandidatët vijnë nga vende si Londra, Roma, Toronto, Parisi e SHBA. Janë kandidatura që me siguri do të marrin vëmëndje jo vetëm për shkak se janë larg korrupsionit 26 vjeçar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri por se janë edhe më të kualifikuar se jursitët që janë sot në sistemin e drejtësisë.