Vetingu/ SHBA e BE gati ekspertët, vijnë vetëm nga shtete me demokraci të konsoliduar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu/ SHBA e BE gati ekspertët, vijnë vetëm nga shtete me demokraci të konsoliduar

16:44 | 22/09/2016
në Shqiperi
0
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a parliamentary session, which is expected to be voted on judicial reforms.

Lista e Zezë, Lista e Gjelbër dhe Lista e Bardhë, tri shkallët e përzgjedhjes. OMN me ekspertë nga Gjermania, Austria, Belgjika apo Franca, jo nga Rumania, Bullgaria e vende të tjera të Lindjes. Të gjitha detajet e një procesi që synon të përmbysë sistemin e drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Prej ditës së djeshme, ligji i vetingut konsiderohet i dekretuar nga ana e Presidentit. Ai nuk është shprehur për këtë ligj, duke e  miratuar me heshtje. Qetësia që po dominon këto javë pas miratimit në Kuvend të ligjit të vetingut, nuk duket se do të zgjasë shumë. Janari do të jetë muaji, kur ekspertët ndërkombëtarë do të japin rezultatet e para të procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka nisur planin e veprimit për përcaktimin e strukturës ndërkombëtare që do operojë për zbatimin e procesit të vetingut në kuadër të zbatimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Burime nga delegacioni bëjnë me dije se ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin ka mbledhur dy ditët e fundit stafin e saj për të nisur punën për ngitjen e stukturës së vetingut, e cila do të dominohet nga ekspertët ndërkombëtarë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Procesi i përzgjedhjes së ekpsertëve, që do të asistojnë grupin e prokurorëve, që do të vulosin zyrtarisht pastrimin e sistemit të drejtësisë, është tashmë afër përfundimit. Ndërkohë Parlamenti parashikon që në seancën e 29 shtatorit të përmbyllet miratimi i të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi. Sipas parashikimeve do të jetë fillimi i janarit të vitit që vjen që do të japë rezultatet e para të procesit të vetingut. Ishte parashikuar që ky moment të ishte në muajin nëntor, por ka qënë shtyrja e miratimit në Kuvend të ligjit të vetingut që ka shtyrë në kohë procesin. Ndërkohë që Vllahutin po bën gati të gjithë infrastrukturën pranë zyrave të delgacionit të BE-së, ambasada amerikane ka përcaktuar eskpertët amerikanë që do të asistojnë procesin e vetingut.

Hyn në fuqi vetingu, ja çfarë e pason procesin

Ligji për vetingun, ka marrë miratimin në heshtje nga ana e Presidentit Nishani, pasi ai nuk është shprehur për këtë ligj. Afati i fundit që kreu i shteti të shprehet për këtë ligj ishte dita e djeshme më datë 20 shtator. Presidenti nuk është shprehur dhe në këtë mënyrë ligji i vetingut ka hyrë në fuqi. Pasqyrimi në fletoren zyrtare është hapi i radhës, ndërkohë 15 ditë pas pasqyrimit në fletoren zyrtare, nis ngritja e institucioneve të vetingut. Më hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, nis ngritja e institucioneve që do të kryejnë procesin e vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë 12 juristë, të cilët do të kryejnë procesin e vetingut. Do të jetë edhe Komisioni Publik do të ketë dy juristë dhe Kolegji i Apelimit që do të ketë shtatë juristë. Janë të lirë të konkurojnë të gjithë juristët, brenda dhe jashtë sistemit aktual, për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve. Kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi të hollësishëm përzgjedhje që kalon në tri faza.

Lista e Zezë

Quhet lista me të gjithë ata kandidatë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit . I pari që ka të drejtë të përzgjedh në këtë listë është Presidenti. Në kutinë e madhe, ku janë të gjithë konkurentët juristë, Presidenti heq kandidaturat që sipas tij nuk i plotësojnë kriteret.

Lista e Gjelbër

Kandidatët që arrijnë t’i shpëtojnë dorës përzgjedhëse të Presidentit mblidhen në një kuti tjetër, e cila quhet lista e gjelbër. Listën e Presidentit ose ndryshe listën e gjelbër, e merr në shqyrtim OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar) vëzhguesit e BE e SHBA-së dhe ata heqin prej asaj kutie, kandidatët që nuk plotësojnë kriteret. Seleksionimi nga ndërkombëtarët, bëhet mbi bazën e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë së tij dhe të afërmve të tij. OMN ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces, pasi verifikon imtësisht pastërtinë e figurës së secilit kandidat, sa i përket mundësisë së të qënit të tyre të korruptuar, të lidhur me botën e krimit, apo që kanë pasuri të fshehura, të padeklaruara.

Lista e Bardhë

Lista me emrat që mbeten në kuti nga përzgjedhja pas verifikimit të figurës së secilit nga OMN, quhet Lista e Bardhë.  Kandidatët e Listës së Bardhë, i kalojnë komisionit Ad Hock pranë Kuvendit, i cili është i përbërë nga 12 deputetë. Secili nga 12 deputetët, ka të drejtë të votojë për një nga emrat e listës së bardhë dhe kështu arrihet një listë me 12 komisionerë. Më pas Kuvendi e miraton listën në grup, pra e miraton siç është pa asnjë ndryshim, ose e rrëzon atë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OMN-së (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar), do të vijnë nga vende anëtare të BE-së të renditura në grupin e vendeve me demokraci të konsoliduar. Nuk do të ketë asnjë vëzhgues ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në procesin e vetingut, që vjen nga vendet e  Lindjes, si Rumania, Bullgaria, Polonia apo Kroacia që është anëtarësuar së fundmi në BE. Kjo do të thotë se ekspertët që do të vijnë nga Brukseli, do të jenë gjyqtarë ose prokurorë, me jo më pak se 15 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë në vende si Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Hollanda e gjetkë. Përzgjedhja e tyre nga vende me sistem drejtësie të pavarur, është një përpjekje më shumë për të shmangur çdo mundësi manipulimi të procesit.

Afatet

Kushtetuta përcakton se duhen tetë muaj për të kryer të gjithë procesin e ngritjes së vetingut, i cili nis me verifikimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e zbret shkallë-shkallë deri në nivelin më të ulët. Ajo çfarë po kërkohet nga ndërkombëtarët është nisja e punës në të gjitha nivelet paralelisht, për të përmbyllur sa më shpejt procesin e vetingut në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë. Burime pranë delegacionit të BE-së konfirmojnë që muaji janar do të nisë me rezultate konkrete të procesit të vetingut, në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë.

Etiketa: Komisioni i Pavarur i KualifikimitLista e BardhëLista e Gjelbërlista e zezëOMNpresidenti Nishanireforma ne drejtesiRomana Vllahutinshkallët e përzgjedhjesvetingu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Policët belgë kthejnë emigrantët e paligjshëm në Francë/ Franca i arreston

Policët belgë kthejnë emigrantët e paligjshëm në Francë/ Franca i arreston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com