Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Zbardhet dosja e plotë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Zbardhet dosja e plotë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

13:51 | 07/05/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Është zbardhur dosja hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 majit në Komisariatin e Kavajës, ku u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta, i shoqëruar për vjedhje.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BË”, thuhet se për nevoja të hetimeve është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ora e regjistrimit të kamerave të sigurisë është 5 minuta përpara me orën reale.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.1 “Sheshi Komisariatit”, duket në hyrjen e derës së ambienteve të Komisariatit të policisë Kavajë, shtetasi Ilvi Meta me kapele dhe xhup shumëngjyrësh i shoqëruar nga agjentët e policisë kriminale, duke zbritur nga mjeti furoistradë në përdorim të policisë kriminale pranë Komisariatit Kavakë, data 4 maj ora 10:38. Personi me kapele është shtetasi Ilvi Meta. Ora 10:42 shtetasi Ilvi Meta hipën sërish në mjetin e policisë kriminale. Ora 11:00, mjeti i policisë kriminale ndalet te hyrja e godinës dhe zbret Ilvi Meta së bashku me agjentët e policisë kriminale.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.2 “Holli i Komisariatit” duket në hyrjen e godinës mjeti tip fuoristradë në përdorim të policisë kriminale që ndalon në orën 10:38. Shtetasi Ilvi Meta shihet në pamje me një xhup me ngjyra, i paprangosur, duke komunikuar dhe i qetë; ora 10:42, shtetasi Ilvi Meta së bashku me punonjësit e policisë dalin sërish nga godina dhe nisen drejt mjetit fuoristradë; në orën 11:00 Ilvi Meta kthehet me fuoristradën dhe agjentin e policisë;

Ora 11:06, Ilvi Meta shoqërohet te korridori te dhomat e shoqërimi; Ora 16:11 shfaqet Ilvi Meta duke u kthyer nga dhoma e shoqërimit në shoqërinë e një punonjësi të policisë së rendit.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.5, “Korridori dhomat e sigurisë nr.2” shihet momenti kur fusin në dhomat e izolimit shtetasin Ilvi Meta pasi është ekzekutuar vendimi i gjykatës, shtetasi nuk duket të ketë asnjë shqetësim dhe i bëhet kontroll fizik nga punonjësi i policisë Rushit Kola.

Momenti kur i hiqet kapelja shtetasit Ilvi Meta nga punonjësi i policisë Rushit Kola. Shtetasi Ilvi Meta kthehet me fytyrë nga muri që të kontrollohet fizikisht dhe nuk ka asnjë moment tensioni ndërmjet viktimës dhe punonjësve të policisë. Ilvi Meta mban në duar letra) si procesverbalet e ekzekutimit të vendimit të gjykatës).
Nga ora 16:26 që shfaqet në korridorin e dhomave të sigurisë shtetasi Ilvi Meta deri në përfundimin e kontrollit të ushtruar nga punonjësi i policisë Rushit Kola, ora 16:27 kalojnë 32 sekonda kontroll personal i ushtruar nga punonjësi i policisë ndaj të ndaluarit.

Më pas në orën 19:12 punonjësi i policisë Rushit Kola shfaqet duke dalë nga dhoma ku qëndrojnë prokurori dhe OPGJ gjatë marrjes në pyetje dhe vazhdon nëpër korridor duke kontrolluar fillimisht derën nr.1 dhe më pas derën numër 2 ku ishte Ilvi Meta. Pasi konstaton se diçka nuk shkonte punonjësi i policisë i ka rënë alarmit dhe sërish afrohet te dhoma e të arrestuarit Ilvi Meta. Pas disa momentesh vjen oficeri i sallës operative me çelësa për të hapur dyert. Pasi konstaton trupin, oficeri i rojës del për të kërkuar ndihmë dhe më pas vijnë punonjësit e patrullës për të ndihmuar në transportimin e tij për në spital me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore shtetasit Ilvi Meta./Balkanweb

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
“Këmbët në të dy krahët” Këlliçi fsheh pasuritë e gruas dhe vjehrrit me 11 poste te “Rilindja”

Rama sulmoi SPAK, Këlliçi: E ka kapur frika, kohës së tij i ka ardhur fundi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com