Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec. Burime bëjnë me dije se një 78-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu.
Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen Nr. 1 të qytetit, në garazhin e banesës së të moshuarit.
Ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Arma e gjahut është sekuestruar nga policia. Nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo i moshuari i ka qëlluar vetes me qëllim.
Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve në vendin e ngjarjes.