Vetëplagoset me armën e shërbimit një punonjës i policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së sotme në banesën e tij në zonën e njohur si “Allias”. Punonjësi i policisë me iniciale B.Ç 41 vjeç, është vetëplagosur me armën e shërbimit. Policia thotë se 41-vjeçari është dërguar në QSUT për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.