Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

14:11 | 03/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat e qeverisë, duke shmangur debatin dhe rolin kushtetues të parlamentit.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Spahia u shpreh se ligjet “vijnë të gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa përgjegjshmëri”, ndërsa nismat e opozitës, sipas tij, rrëzohen sistematikisht.

Sipas deputetit demokrat, situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të, siç tha ai, vonesave në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spahia e cilësoi këtë si një “shkelje të rendit kushtetues” dhe akuzoi mazhorancën për përdorim të procedurave për të penguar drejtësinë.

Ai thekson se Rama po mbron arkën e zezë, që të mos hapet sepse brenda saj është skema e pasurimit të tij.

Deklarata

Sot parlamenti ngjan gjithnjë e më shumë me një zyrë protokolli, ku ligjet vijnë të gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa përgjegjshmëri.
Institucioni që duhet të mishëronte në fakt vullnetin e sovranit, është shndërruar në një shtojcë noteriale të mazhorancës. Nuk ka debat real, amendimet e opozitës nuk merren parasysh, çdo nismë që nuk buron nga Këshilli i Ministrave hidhet tutje.

Prioritet absolut kanë vetëm projektligjet e qeverisë.
Ky nxitim nuk është reformë, por tentativë për të eklipsuar rolin kushtetues të Kuvendit dhe për të zbehur përgjegjësinë parlamentare në një demokraci funksionale.
Por sot, problemi është edhe më i rëndë.

Parlamenti nuk po përdoret vetëm për të miratuar ligje me porosi politike, ai po përdoret edhe si burojë për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionet e saja kushtetuese.
Mbrojtja që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku është prova më e qartë dhe më e rëndë e këtij uzurpimi institucional.
Për më shumë se gjashtë javë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, mazhoranca po mban peng mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet.

Me artifice procedurale dhe me qëllim të qartë politik, po tentohet të pengohet dhënia e autorizimit që i nevojitet SPAK-ut për të zbatuar vendimin e tij dhe për të ushtruar arrestimin e deputetes Balluku.
Kjo është një shkelje e qartë e rendit kushtetues.

Neni 73 i Kushtetutës është i qartë. Kuvendi ka përgjegjësi të përcaktuara dhe të kufizuara kur kërkohet arrestimi i një deputeti.

Ne nuk jemi të paprekshëm.
Ne nuk jemi mbi ligjin. Asnjë mandat nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj drejtësisë.

Mbrojtja e paprecedent politike që po i bëhet deputetes Balluku tregon qartazi se kuvendi është bërë në shërbim të interesave të pushtetit dhe jo të kushtetutës. Ky është cënim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues dhe një precedent ekstremisht i rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Asnjë institucion nuk ka të drejtë të pengojë drejtësinë. Dhe në asnjë mazhorancë nuk ka mandat të përdorë parlamentin si bunker mbrojtës për pushtetin politik.
Të nderuar qytetarë shqiptarë, kolegë deputetë, është e dhimbshme, është poshtëruese të shohësh se si parlamenti i Shqipërisë është katandisur në një leckë.
Po.

Në një leckë që përdoret nga kryeministri dhe klika e tij për të fshirë gjurmët e krimit. Një institucion që duhet të ishte shtëpia e llogaridhënies, është kthyer në bunkerin e pandëshkueshmërisë.

Në vend që t’i hapim derën drejtësisë, ata i mbyllin derën së vërtetës.
Pse?

Sepse për ta, parlamenti nuk është vendi ku shërbehet, por llogorja ku fshihen ata që kanë frikë nga burgu.
Kush jeni ju që keni frikë nga drejtësia?
Njeriu i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë nga hetimi.

Njeriu që punon me djersë, nuk ka nevojë për imunitet parlamentar. Njeriu i lirë nuk fshihet pas procedurave. Vetëm hajduti fshihet. Vetëm fajtori bllokon drejtësinë.

Belinda Balluku mban çelësat e sekreteve të mëdha financiare të kësaj qeverie. Ajo menaxhon krizën energjetike, ku zhduken qindra milionë euro. Ajo menaxhon infrastrukturën, me rrugët më të shtrenjta në Europë.
Nëse prokuroria hyn në ato zyra, ata do të gjejnë provat se fondet nuk janë zhdukur nga paaftësia, por janë devijuar drejt llogarive offshore të lidhura me pushtetin.

Rama po mbron arkën e zezë, që të mos hapet. Sepse brenda saj është skema e pasurimit të tij.
Kur shihni deputetë socialistë që ngrejnë kartonin jeshil për të mbrojtur Ballukun, mos mendoni se po mbrojnë një grua. Ata po votojnë për të mbrojtur kryeministrin Rama nga prangat. Ata po votojnë që të mos zbulohet se ku kanë përfunduar taksat tuaja.

Edi Rama e din, rruga për në qelinë e tij kalon nga zyra e Belinda Ballukut. Prandaj ai ka bërë parlamentin si barrikadë në atë nga atë rrugë.
Dhe prandaj opozita dhe qytetarët duhet të shembin këtë barrikadë, sepse pas saj fshihet e vërteta e madhe e vjedhjes.

Të Lidhura

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

nga 27
23:24 | 20/05/2026
0

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

nga 27
23:10 | 20/05/2026
0

Aston Villa është fituese e Europa League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa...

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

nga 27
22:16 | 20/05/2026
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj....

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

nga 27
22:08 | 20/05/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i ndaluar në flotiljen Sumud (që...

Para
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

23:24 | 20/05/2026
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:10 | 20/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

22:16 | 20/05/2026
Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

22:08 | 20/05/2026
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

21:02 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League
  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –
  • Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –
  • Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com