Federata Turke e Futbolli ka bërë të ditur lajmin se tërmeti shkatërrues i ka marrë jetën portierit të talentuar Muhammed Seyyid Orhan.
Orhan, 23 vjeç, ishte portieri i klubit Derik Spora. Ai humbi jetën në qytetin Kahramanmaras, i cili ishte një nga më të goditurit në tërmetin e tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të javës.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Muhammed Seyyid Orhan, portieri i Derik Spor, një prej klubeve të ligës amatore, humbi jetën në tërmetin katastrofik që tronditi vendin tonë. Zoti e mëshiroftë Muhammedin. Ngushëllimet tona familjes së tij të ndjerë, të afërmve dhe komunitetit të Derik Spor”, është bërë e ditur nga Federata Turke e Futbollit.
Yerel Amatör Lig kulüplerinden Derik Spor’un kalecisi Muhammed Seyyid Orhan’ın ülkemizi yasa boğan deprem felaketinde hayatını kaybettiğini derin bir üzüntüyle öğrenmiş bulunuyoruz. pic.twitter.com/elvCacTMp1
— TFF (@TFF_Org) February 11, 2023