Pas dëshmisë së familjarëve të Fatos Çollakut, 48-vjeçarit që i dha fund jetës në kushte ekstreme varfërie, ka reaguar sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari. Sipas tij, Rilindja të shtyn drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes, ndërkohë që dhjetëra milionë euro paguhen për inceneratorët teksa pronarët ndodhen në arrati.
“Kjo është fytyra e Rilindjes: Të dhunshëm me fukarenjtë dhe bujarë me oligarkët dhe “bosët” në kërkim. Këta xhahilet e Rilindjes mavi edhe të shtyjnë drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes edhe gënjejnë e nuk kërkojnë falje. Ndërkohë dhjetëra milionë euro paguhen për aferën e djegësave dhe pronarët në arrati” – shkruan ai.