Vërtetë i kujt është plisi? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vërtetë i kujt është plisi?

08:41 | 29/09/2020
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

Pjesa e dytë

(Fotografitë në këtë shkrim janë të një vlere të madhe, të cila na është fshehur fxh)

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Pra, kjo është pjesa e dytë e shkrimit “ Qeleshja qenka e serbëve”, me të cilën deshta të zgjoj debat për heshtjen tonë dhe mohimin e vetvetes dhe historisë sonë. Kjo heshtje dhe kjo dukuri  e tjetësimit të vetvetes është aq e rrezikshme, saqë iu jep mundësinë edhe armiqve, të cilët me anë të propagandës së tyre të na shlyejnë nga hartat demografike si populli më i vjetër i botës, i ardhur rishtas, pa kulturë dhe trashëgimi duke  e “huazuar” etnografinë, historinë dhe të kaluarën tonë prej serbëve.
Po e përsëris fjalën e artë “Vetëm shkrimi mbetet” dhe ai është dëshmitar i së mirës dhe së keqes.

Pra, Milan Nikolajeviqi ne shkrimin e tij: “ ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА” edhe këto i shkruan: “Plisin e bardhë e morën shqiptarët shumë vonë, pas përzierjes me serbët në hapësirat e Shqipërisë së sotme Veriore, Kosovë e Metohisë dhe Maqedonisë Perëndimore. Në këta anë deri në gjysmën e parë të shekullit XXI, plisi është përdorur nga fiset serbe të Malit të Zi (Васојевићи, Ровци, Дробњаци, Кучи, Морачани…), në Gorë dhe dhe Zhupën afër Prizrenit në Metohi, si edhe nga Kjakët dhe Bersjakët në Maqedoninë Perëndimore. Megjithëkëtë, vërtetohet që fjala është për një element tradicionalë popullor të serbëve të lashtë”.
E shihni pra, jo vetëm plisi, por edhe ne nuk ekzistonim?

Heshtni shqiptar, heshtni!

Historiani serb shkruan e vazhdon: “Prejardhja e Plisit në një mënyrë është e panjohur, sepse në lashtësi e banin të gjithë. Besohet se që nga hapësirat e Levantit, duke i falënderuar shtrirjes së gjerë të sllavëve ballkanik, vihet në përfundim që plisi rrjedh nga proto sllavët-pellazgët”.

Fotografia me vlerëshmja, ku shihet kurorizimi i Stefan Nemanit – një mbret ortodoks shqiptar – plisi djathtas (Крунисање Стефана Дечанског )

E kam një pyetje për akademikët e Shqipërisë së pari, por edhe ata të Kosovës: Kush janë trashëgimtarët e pellazgëve, serbët apo ne shqiptarët?
Më falni, se harrova të iu pyes së pari: a kishte pellazgë në lashtësi apo jo?

Shkojmë më tutje me fjalët e historisë serbe: “Që plisi nuk ishte veshje shqiptarësh (por edhe asgjë nga kompleti i veshjeve) flasin shumë ikona dhe afreska, si dhe monumentet antikë të kulturës Ilire,Thrakase, Helene…, si dhe fakti që shqiptarët nuk janë popull ballkanik dhe që me popujt e vjetër që sot janë fqinj të tyre, nuk e kanë asnjë pikë të përbashkët historike”.

E shihni pra që po “vërtetohen” fjalët e dr. Hasan Kaleshit dhe hoxhallarëve tanë, kur ende thonë që ne kemi ardhur me turkun në shekullin XIV dhe se këtu nuk kishte, jo më shumë se 1% shqiptarë të mëhershëm. Hasan Kaleshi në vitin 1972 në Stamboll e ka mohuar prejardhjen tonë ilire.
Sa jemi popull normal dhe sa i kemi shkenctarët e lashtësisë normal që kur kështu flitej, na e sollën edhe Schmitt-in për të na bindur që na nuk kemi vazhdimësi nga ilirët, plus edhe e bëmë anëtar nderi të Akademisë sonë.
Nuk dua të shkoj më shumë se i tejkalon kufijtë e një shkrimi publicistik dhe nuk dua ta nervozoj veten e juve me gënjeshtrat serbe.
Nga ky shkrim shumë i gjatë mund të nxjerrim diçka të dobishme; serbët pas 800 xhamive të ndërtuara në 20 vjetët e fundit në Kosovë, dhe po aq edhe në Shqipëri, se për Maqedoni mos të flasim kanë menduar se të gjithë jemi turqizuar (ashtu dukeshim), bile dhe Kryetari i Kosovës pa fije turpi deklaroi që në Kosovë jemi 95 % muslimanë, atëherë e ndien vetën të lirë që të postojnë fotografi freskash të kishave ortodokse “serbe”, ku shihen të gjithë të shenjtit “serbë” me plisa ose të rrethuar nga shqiptarët me plisa.

Një Akademi e mençur vetëm me anën e këtyre fotove mund të kërkojë anulimin publik të pronësisë serbe mbi kishat e Kosovës të nënshkruar nga politikanët tonë, trima në luftë, por shumë të dobët dhe të dobët në paqe.

Shpresoj, për ata që shkruajnë dhe të tjerët që fotot mund t`i shpërndajnë, dhe t’i vendosin në faqet e tyre të rrjeteve sociale, që të shihet se kush ishte dhe është kush.


Gjakovë,28.09.20

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
E mitura u gjet pranë nënës së vdekur, psikologia: Duhet të shërbejë si shembull që shteti të reagojë

E mitura u gjet pranë nënës së vdekur, psikologia: Duhet të shërbejë si shembull që shteti të reagojë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com