Vendimet/ Armand Lilo i ndërtimeve pa leje merr viston për të betonizuar edhe Pogradecin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimet/ Armand Lilo i ndërtimeve pa leje merr viston për të betonizuar edhe Pogradecin

12:05 | 01/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas fshehjes për disa muaj, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka bërë publike më në fund vendimet e miratuara në 6 mbledhjet e fundit të Këshillit Komëtar të Territorit. Dhe panorama e vendimeve është një invazion betoni në shkallë të plotë nga Tirana deri në qytetet bregdetare dhe ato liqenore.

Sipas dokumentave të publikuara, në mbledhjen e fundit të zhvilluar tre ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e zhvillimit për ndërtimin e një kulle 47 katëshe në rrugën e Elbasanit me emrin Embassy Tower. Kompania ndërtuese e kullës është Hanxhari Group, që zotërohet nga Adjon Hanxhari. Ky është djali i ndërtuesit vlonjat Fatmir Hanxhari, që zotëron hotelin Vlora Internacional.

Në dokumentet e KKT nuk saktësohet se vendi i saktë i përbindëshit 47 kate në rrugën e Elbasanit, por Kapitali ka mësuar se kulla do të jetë në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Read more

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

Ndërkohë një mbledhje më parë, KKT ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”. Bëhet fjalë për një kompleks në plazhin e njohur si Pasqyrat në Ksamil, një nga perlat e bregdetit shqiptar. Por barbaria e betonit dhe eurot që vërshojnë lumë nuk i kursyen as pasqyrat e Ksamilit.

Leja e Zhvillimit për resortin tek Pasqyrat i është dhënë kompanisë Premium Finance Invest. Pronari i saj është Bledar Sinani, një nga ish aksionerët e Apexit, që tani zotëron pjesën dërrmuese të kazinove në Tiranës.

Në po të njëjtën mbledhje KKTU ka miratuar dhe një tjetër projekt kontrovers. Bëhet fjalë për një varg kullash të larta në qytetetin e Pogradecit. Sipas vendimit, KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin “Pogradec Marina” (Koran Village), objekte me funksione komplekse, shërbimi, hoteleri dhe rezidenciale me 3, 4, 5, 9, 11, 12, 18, 22 dhe 23 kate mbi tokë me 1-2 kat nëntokë, plus galeri arti me funksion publik”, me vendndodhje ne Rrugen “Reshit Collaku”, Bashkia Pogradec.”

Kjo leje ndërtimi e shtrin epideminë e betonit masiv që ngrihet deri në qiell edhe në qytetin e Pogradecit. Kompleksi i kullave të lartë shtrihet fiks në bregun e Liqenit në zonën me të bukur të Pogradecit, gjatë rrugës Reshit çollaku. Ndërtuesi i këtij vargmali betoni është Armand Lilo, i njohur ndryshe si biznesmeni që ndërtoi 8 kate pa leje në kullën Eyes of Tirana në Sheshin Skendërbej, përpara hundës së Erion Veliajt.

Por edhe pse theu lejen në zemrën e Tiranës, Lilo vazhdon të marrë leje nga qeveria në zonat më të lakmuara. Projekti për betonizimin masiv të Pogradecit është denoncuar publikisht edhe nga Opozita. Sali Berisha e ka cilësuar Mand Lilon si Bajlozi i Zi, i cili me këtë projekt zhduk totalisht identitetin e qytetit të Pogradecit.

Këto ishin vetëm lejet më kontraverse të miratuara gjatë muajve të fundit në KKTU, por ka dhe shumë të tjera. Në Jalë, Alban Xhillari po shtrin me shpejtësi qindra vila, praktikisht në të gjithë bregdetin, ndërsa në Himarë dhe Dhërmi janë miratuar lejet për disa komplekse dhe resorte.

/Kapitali.al

Të Lidhura

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

nga 27
17:34 | 28/05/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.\ Sipas informacioneve...

NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

nga 27
15:31 | 28/05/2026
0

NATO po bën përgatitje praktike për një “konflikt në shkallë të gjerë në Lindje ”, tha kreu i shërbimit të...

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

nga 27
15:09 | 28/05/2026
0

Në agim, ndërsa qyteti i Palermos po zgjohej, Guardia di Finanza e Palermos ishte tashmë në operacion në disa vende...

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

nga 27
14:47 | 28/05/2026
0

Mëngjesin e së enjtes ndodhi një operacion i madh policor në stacionin hekurudhor të Ëinterthurit, atje ku një 31-vjeçar sulmoi...

Para
Tërbaçi pret asfaltimin, Tavo bën pazarin e 3 miliardë lekëve me Xhavit Ismailin dhe Arben Avdulin

Tërbaçi pret asfaltimin, Tavo bën pazarin e 3 miliardë lekëve me Xhavit Ismailin dhe Arben Avdulin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –

17:34 | 28/05/2026
NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

15:31 | 28/05/2026
Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –

15:09 | 28/05/2026
Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –

14:47 | 28/05/2026
Na rrezikohet jeta çdo ditë –

Na rrezikohet jeta çdo ditë –

14:27 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –
  • NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –
  • Zbulohet ‘thesari’ i bosit të Cosa Nostras! Nga Ishujt Kajman në Liban, ja ku fshihej pasuria… –
  • Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona –
  • Na rrezikohet jeta çdo ditë –
  • Kritikoi Izraelin, raportuesja Francesca Albanese rikthehet në listën e zezë të SHBA-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjedi rrugore në Fier, automjeti bie në kanal dhe i merr jetën drejtuesit –
  • NATO përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë në Lindje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com