Pas reshjeve të shiut që kanë rënë sot, përmbytjet masive kanë zaptuar vendi.
Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.
Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Edhe qyteti i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq mesditën e sotme.
Rrebeshet e shiut shoqëruar edhe me erë të fortë kanë shkaktuar jo pak dëme.
Si pasojë e stuhisë, një pemë e madhe është rrëzuar në Shkodër, duke zënë poshtë dhe dëmtuar disa makina që ishin të parkuara.