Vendet vakante në Komisionin e Vetting-ut/ Ambasadori i SHBA thirrje të gjithë shqiptarëve për aplikime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet vakante në Komisionin e Vetting-ut/ Ambasadori i SHBA thirrje të gjithë shqiptarëve për aplikime

10:46 | 04/02/2017
në Shqiperi
0

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën apel të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në ligj të aplikojnë në vendet vakante për të shërbyer në komisionet e Vetingut në pozicionet Anëtarë të Komisionit dhe/ose Gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, si dhe Komisionerit Publik.

Ditën e djeshme në një deklaratë të postuar në facebook ambasadori i SHBA-së theksonte që Shtetet e Bashkuar kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”– shkruhet në deklaratë.

Procedura. Ku duhet te dorëzoni aplikimin?

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 09/02/ 2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

– Paraqitjes së aplikantëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte; ora: 08:30-16:30.

Në këtë rast, kandidati regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit si dhe pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.

– Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 09/02/ 2017 , i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected] Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Si duhet te plotesoni kerkesen

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë.

Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.

Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. a) jetëshkrim profesional, (kandidatët aplikantë inkurajohen që krahas versionit shqip, i cili është i detyrueshëm, ta paraqesin këtë dokument edhe në gjuhën angleze) përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. b) kopje të noterizuara ose të njësuara të diplomës nga organi përkatës;
  3. c) kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë;

ç) një dokument të nënshkruar prej tij, me të cilin aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në komunikimet elektronike gjatë kohëzgjatjes së mandatit si anëtar i institucioneve të rivlerësimit, sipas Shtojcës 1 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Ky dokument mund të shkarkohet në këtë link http://www.avokatipopullit.gov.al/vetingu

Në zbatim të legjislacionit për të drejtën e informimit, emrat e kandidatëve aplikues që kanë shprehur interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, do të bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit: www.avokatipopullit.gov.al

Etiketa: ambasada e shbaambasadoritreforma ne drejtesithirje per aplikimeVettingu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Nishani takon Berishën pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nishani takon Berishën pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –

18:16 | 25/02/2026
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –

18:14 | 25/02/2026
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –

18:06 | 25/02/2026
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –

18:04 | 25/02/2026
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:46 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –
  • Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –
  • Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –
  • Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës –
  • Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
  • Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –
  • Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com