Vëllai i Adriatik Alimadhit i infektuar me koronavirus: Ishim në një dhomë spitali – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai i Adriatik Alimadhit i infektuar me koronavirus: Ishim në një dhomë spitali

12:53 | 30/04/2020
në Kryesore
0

Vëllai i deputetit Adriatik Alimadhi, i cili u prek nga koronavirusi ka thënë se ka qenë i infektuar dhe tashmë është shëruar prej një javë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fatos Alimadhi shkruan se është shtruar në spital tre ditë pas të vëllait dhe ka qëndruar për disa kohë në të njëjtën dhomë me të dhe duke qenë se gjendja e tij ishte më e rënduar është detyruar në shumë raste t’ia bëjë ai shërbimet.

“Përshëndetje miq dhe të afërm, Me këtë status po i’u rrëfej historinë time në luftën me covid 19… U bë gati një javë që kam dalë nga spitali por nuk i’ u njoftova për shkak të gjendjes jo të mirë të tim vëllai, adriatikut i cili ndodhej në reanimacion të sanatoriumit. Mëngjesin e 24 marsit u zgjova me disa shenja që përkonin me ato të covid 19: temperaturë, ethe, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje trupi e sidomos dhembje mesi e barku. E kalova ditën e parë duke përdorur paracetamol. Edhe dy netët më pas ishte e njëjta situatë. Paracetamolët, limonat dhe hudhrat nuk po bënin më efekt. Në mbrëmjen e ditës së tretë vendosa të marrë 127. I mora dhe i’u shpjegova gjendjen në të cilën ndodhesha. E dini cila ishte përgjigjja e tyre?

Read more

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Izolohuni në një dhomë më vete dhe kur të keni temperaturë pini paracetamol. U mundova t’iu mbushja mendjen por ishte e kotë. Ata vazhdonin me të tyren, më tepër si organ këshillues, me pak fjalë, si avokati i popullit. Pas dy orësh i telefonoi era, vajza ime e madhe por ata sërish vazhduan të jenë këshillues.
Kështu unë vazhdova duke menduar kalon sot e kalon nesër. Të dielën në mbrëmje i telefonon vëllai i vogël e i’u thotë për gjendjen time por ata sërish këshillues. Më pas i telefonon vëllai i madh, flamuri dhe siç duket ky i’u erdhi hakut.

Më telefonojnë dhe më thonë që ishin urgjenca e infektivit. Interesoheshin për gjendjen time, gjithashtu qe do vinin të më merrnin me ambulancë. Pas një ore mbërritën pranë shtëpisë dhe unë përfundova në urgjencën e infektivit. Më morën tamponin dhe me thanë se përgjigjja dilte për 24 orë. Ju thashë që nuk kisha problemin tim por të familjes pasi edhe ata kishin simptoma të covid-19 por nuk më dëgjuan. Ditën tjetër në mbrëmje erdhi lajmi që pritej, isha pozitiv. Më pyetën çfarë e kisha alimadhin tjetër që kish ardhur 3 ditë para meje. I’u tregova që jam i vëllai dhe kështu përfundova në të njëjtën dhomë me adriatikun. Kalova gati një javë në spital në një gjendje jo të mirë por shumë shpejt e mora veten. S’do i harroj tre ditët e para ku veç të tjerave mu bënë kryqet dhe brinjët copë. Dysheku i krevatit ishte skandaloz. Deri sa e ndreqëm atë punë me një dyshek tjetër. Me disa vuajtje por e kalova.

Nuk kisha hallin tim por te tim vëllai pasi gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht. Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i’a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo. Ai i tha dhe disa këshilla për tu bërë sa më i besueshëm. Erdhi dhe doktori i cili kujdesej vazhdimisht për ne por nuk tregoi realitetin. Gjendja ishte e rëndë. Im vëlla luftonte çdo ditë e çdo natë me të keqen. Situata vazhdonte e tillë me një përmirësim të lehtë. Pas 2 testeve të bëra rezultuam negativ. Më vonë, të hënën e datës 21 të këtij muaji i bënë skanerin tjetër. Doktoresha na njoftoi për skanerin i cili kishte një përmirësim por duhej të transferohej në sanatorium. Me gjithë këmbnguljen e tim vëllai për të qëndruar aty doktoresha ishte e vendosur për ta kaluar në sanatorium pasi aty ishin specialistët për mushkritë. Vendim i drejtë, por unë gjykoj se duhej të ish marrë më herët.

Ditën tjetër me ambulancë i’u drejtuam sanatoriumit. Adriatikun e shtruan në reanimacion kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi. Kthimi im në shtëpi e tensionoi situatën. Familjarët mendonin se gjendja e adriatikut ishte më e rëndë derisa ishte shtruar në reanimacion. Nuk kishim as mundësi komunikimi, e më në fund gjetëm mundësinë nëpërmjet një doktori i cili na informonte mbi gjendjen e vëllait. Ditët e para mjekët e paraqitën gjendjen të rënduar. Me kalimin e ditëve im vëlla e mori veten dhe doli nga reanimacioni e tani ndodhet në një nga dhomat e spitalit. Sot, gjendja e tij është më e qëndrueshme dhe më e mirë. Me kurajo, me forcë, me vullnetin e tij të hekurt, me fizikun e fortë ja doli të fitojë këtë luftë.

Gjatë ditëve të qëndrimit në spitalin infektiv kisha edhe një detyrë të vështirë. Duhet t’iu komunikoja gjendjen time dhe të adriatikut miqve dhe të afërmve. Më të vështirë e kisha kur flisja me gocat e tikut dhe mbesat e mija kelën dhe geçin që ndodhen në turqi por edhe me sheqeren bashkëshorten e adriatikut. Mundohesha ta bëja gjendjen sa më të mirë për ti qetësuar. E vështirë ishte edhe me vëllezërit, nipërit, pasi që të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Por edhe me miqtë dhe dashamirësit tanë ishte e vështirë. Të gjithë kërkonin informacion për shëndetin e adriatikut. Tani që gjendja e adriatikut është përmirësuar me pa durim po e presim të kthehet midis nesh. Forca adriatik! Mos harro se të duam shumë! Ardhja juaj në familje do na qetësonte të gjithëve. Një falenderim të sinqertë dua të shpreh për stafin mjekësor që na shërbyen sikur të ishim familjarët e tyre. Janë heronjtë e vërtetë në këtë betejë. Nuk dua të harroj dhe një këshillë për të gjithë, Ruhuni dhe tregoni kujdes për veten dhe familjaret tuaj! Mirenjohje dhe respekt… Fatos alimadhi!”, shkruan ai.

Etiketa: Adriatik AlimadhiFatos Alimadhivëllai i deputetit

Të Lidhura

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Para
“E shtuna e diela, e bllokuar”, Rama: Në fundjavë të gjithë në shtëpi, pa përjashtim!

Rama: Në 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com