Përfundon takimi pas përplasjeve dhe debateve të ashpra mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile
Shoqëria civile i ka kërkuar ministres Kumbaro që të diferencohet nga veprimet e paligjshme dhe shkatërrimin që kryebashkiaku Vangjush Dako po i bën rrënojave arkeologjike të zbuluara gjatë punimeve për projektin.
“I bëjmë thirrje Kumbaros të bashkohet me popullin dhe të dalë në mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike, duke e ftuar të bëhet pjesë e protestës së tyre, por duket se ministrja e Kulturës e ka refuzuar këtë ftesë, duke nisur të flasë gjatë e gjerë” , është shprehur Aulon Kalaja, pjesë e shoqërisë civile.
Pas kësaj thirrje aktivistët kanë hedhur një shirit duke e rrethuar atë si skenë krimi.