“Veliera”, rinisin punimet në Zonën Arkeologjike A, duke rrezikuar arkeologjinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Veliera”, rinisin punimet në Zonën Arkeologjike A, duke rrezikuar arkeologjinë

18:00 | 17/04/2018
në Shqiperi
0

Që prej muajit shkurt të vitit të kaluar, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, vendosi që të ndërpresë punimet në zonën ku u zbuluan strukturat arkeologjike, tek sheshi në ndërtim “Veliera”.

Teksa vendimi më i fundit e kësaj gjykate mbi vijimin e punimeve në këtë shesh, nuk është zbardhur ende, firma private që po zbaton projektin, gradualisht prej dy javësh ka nisur punimet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon ndërhyrjet në nëntokë.

Nga monitorimi dyjavor i Amfora.al, konstatojmë se një shtresë prej betoni është vendosur përbri rrugës dhe zbulimeve arkeologjike. Ndërsa ndërhyrja më e madhe po bëhet përbri Torrës Veneciane, ku po gërmohet me kazëm, po vendosen bazamente prej hekuri dhe pritet mbushja e tyre me beton, që duket se do të shërbejë si trotuar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

8 prill 2018, djathtas, shtresa e betonit pranë zbulimeve arkeologjike.

Mbi këto punime Amfora.al pyeti në bashkinë Durrës, ku na u bë me dije se pritet zbardhja e vendimit të gjykatës, i cili do të apelohet nëse nuk lejon vijimin e punimeve, por megjithëse kanë kaluar 50 ditë, vendimi ende nuk është zbardhur.

Po ashtu burimet nga bashkia Durrës shtuan se, punimet që po kryhen nga firma që po zbaton projektin nuk e prekin zonën e përcaktuar nga gjykata.

Në muajin korrik 2017, punëtorët e firmës “EVEREST” sh.p.k, nisën thyerjen me kazëm të murit rrethues të qytetit, ngjitur me Torrën Veneciane, që është Monument Kulture i Kategorisë I.

Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe pas ndërhyrjes së tyre u shmang dëmtimi më tej i monumentit.

Trotuari i parashikuar të kalojë aty, duket se nuk ka marrë parasysh murin rrethues të qytetit dhe kjo solli veprimin e paligjshëm mbi monument. Punimet që po kryhen këto ditë rrezikojnë ta dëmtojnë përsëri, teksa ngjitur me armaturën që po ndërtohet si brez mbrojtës për dherat e sipërfaqes mbi nivelin e rrugës, rrezikojnë të dëmtojnë dy profile blloqesh gurësh të punuar, që janë zbuluar dhe nuk janë zhvendosur nga institucionet e arkeologjisë.

16 prill 2018
16 prill 2018
16 prill 2018

Po ashtu vijimi i punimeve pranë Torrës Veneciane, rrezikon betonizimin e themelit të murit rrethues të qytetit, që u mbulua me çakull për tu konservuar, pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Më 20 maj 2017, u hapën disa gropa të thella për mbjelljen e palmave, në Zonën Arkeologjike A dhe pas njoftimit të institucioneve përgjegjëse nga Amfora.al, firma që po zbaton projektin i mbushi përsëri me dhe këto gropa që cënuan arkeologjinë.

Qytetarët kanë kundërshtuar të gjitha veprimet në dëm të arkeologjisë dhe kanë zhvilluar disa protestaradhazi. Po ashtu një nga sondazhet arkeologjike, që zbuloi një pilastër romak, ku u identifikuan edhe gjurmë të kulturës ilire, u betonizua dhe për të gjitha këto dëme asnjë individ apo institucion nuk është vënë përpara përgjegjësisë, nga organet ligjzbatuese apo ato të kulturës.

Duket se projektet e bashkisë Durrës po rrezikojnë gjithnjë e më shumë nëntokën e pasur me objekte arkeologjike. BIRN zbuloi më herët se projekti i bashkisë për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve, rrezikojnë me zhdukje pjesën e mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake dhe sipas arkeologëve një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar.

“Veliera”, rinisin punimet në Zonën Arkeologjike A, duke rrezikuar arkeologjinë

Etiketa: arkeologjiDurrëspunimeVeliera

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Gjendet i vdekur 37 vjeçari në Korçë, dyshohet mbidozë

Gjendet i vdekur 37 vjeçari në Korçë, dyshohet mbidozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com