Arkeologët në Durrës kanë vendosur të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.
Kjo kërkesë u bë nga Eduart Shehu, arkeologu që udhëheq punimet në sektorin ku u zbuluan themelet e një godine otomane, e cila ka shërbyer edhe si rezidencë e Princ Vidit në Durrës.
Gërmimet do të synojnë verifikimin e vazhdimit të strukturave. Ky zhvillim i ri në sitin arkeologjik nuk e ka ndalur punën e firmës zbatuese të projektit për ndërtimin e sheshit të ri publik dhe objektit “Veliera”.
Ndërkohë, dy topat e luftës të gjetur gjatë gërmimeve në muajin shkurt janë zhvendosur në Muzeun Rajonal Arkeologjik të Durrësit për t’iu nënshtruar një procesi pastrimi dhe vlerësimi më të hollësishëm.