Veliaj, tender për “Agallarët”/ 1.7 mld lekë asfalti i rrugicës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj, tender për “Agallarët”/ 1.7 mld lekë asfalti i rrugicës –

12:22 | 23/11/2022
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Erion Veliaj si pashai  i Bashkisë Tiranë ka zgjidhur qesen për investime të shfrenuara. Këtë herë “Lali Eri” ka menduar të shpenzojë para për rrugën e “Agallarëve”. Nuk dihet pse rruga ka këtë emër, por dihet se aty banojnë pasanikët e rinj të Tiranës.

Më 22 nëntor, Bashkia Tiranë ka regjistruar një tender te Agjencia e Prokurimeve Publike. Ky prokurim mban numrin e referencës REF-50045-11-15-2022 me objekt  “Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve”. Në të vërtet bëhet fjalë  për një rrugicë lagjeje, por Veliaj ka menduar të shpenzojë  173,414,674 lekë të reja, ose 1.7  miliardë lekë të vjetra. 

Nga foto më poshtë duken pamjet satelitore të rrugës që Veliaj do të rikonstruktojë. Aty dallohet qartë që ajo është një rrugë, të cilës do t’i hidhet vetëm një shtresë asfalt. Punime të cilat  mund të  mbulohen edhe më nje vlerë më të ulët. Po pse kryebashkiaku u kujtua pikërisht tani, që kanë filluar edhe reshjet për rikonstruktimin e një rruge?

Fakti që po afrojnë zgjedhjet shpjegon shumë qartë që kryebashkiaku po lëviz çdo gurë që të duket sikur punon dhe është gjithmonë në terren. Në dokument thuhet se ky projekt do të zhvillohet “me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2022, miratuar me VKB Nr.166, datë 24.12.2021 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022”.

 

Kur ka mbetur edhe një muaj nga ky vit, Veliaj po kujdeset  të shfrytëzojë çdo fond të buxhetit 2022. Madje duke lënë të kuptohet se punimet për këtë rrugë do të zgjasin në projektin afatmesëm 2022-2024.

1.7 miliardë lekë për një rrugicë përbën fakt kuptimplotë për të filluar të paktën një kontroll nga institucionet përgjegjëse. Por, institucionet nuk lëvizin gishtin.

Ndërkaq, Veliaj po qëllon dy zogj me një gurë. Edhe po vjedh fonde përmes një tenderi qesharak, edhe mbledh ca vota në zonën e Farkës. Kujtojmë që Veliaj është përgjegjës për lejet e ndërtimit pa kriter në zonën e Farkës, dhënë oligarkëve për pallate e vila. Përmendim këtu pallatin 1200 m2 të Salillarit. Të cilin qeveria tha se do ta konfiskonte, por në fakt asgjë nuk ndodhur.

Pranë liqenit të Farkës në dy vitet e fundit janë shtuar ndërtimet si kërpudha pas shiut, njësoj si te Liqeni Arificial. Kujtojmë se në 30 shtator 2022, shefi i Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës, Bujar Mehmeti është pezulluar nga detyra për 30 ditë. Masa ndaj tij është marrë për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

E njëjta masë pezullimi për 30 ditë nga detyra është marrë edhe për shefin e postës së policisë në Farkë, Flamur Sulën, si dhe për inspektorin e krimeve dhe specialistin e policisë, respektivisht Alban Ramën dhe Nazmi Karecin, të cilët mbulojnë këtë zonë.

Më herët, ishte Kryeministri Edi Rama që deklaroi që deklaroi se në zonën e Farkës ishte ndërtuar një pallat i tërë pa leje. Por, në të vërtet pas tyre fshihet vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

 

Lerxo edhe: UKT-ja bllokon pusetat, banorët në Farkë: Punonjësit hodhën zhavorr në vend të tubacioneve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Skemë pastrimi parash”, Sandër Lleshaj akuza për Portin e Durrësit –

“Skemë pastrimi parash”, Sandër Lleshaj akuza për Portin e Durrësit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vijon beteja kundër narkoshtetit –

Vijon beteja kundër narkoshtetit –

11:18 | 26/01/2026
Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin –

Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin –

10:34 | 26/01/2026
Krim brenda familjes në qytetin e Durrësit, babai qëllon me thikë vajzën e tij –

Krim brenda familjes në qytetin e Durrësit, babai qëllon me thikë vajzën e tij –

10:12 | 26/01/2026
Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros –

10:04 | 26/01/2026
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri) –

09:58 | 26/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Vijon beteja kundër narkoshtetit –
  • Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin –
  • Krim brenda familjes në qytetin e Durrësit, babai qëllon me thikë vajzën e tij –
  • Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros –
  • Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri) –
  • I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vijon beteja kundër narkoshtetit –
  • Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com