Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.3 në kryeqytet., u shpreh i bindur në fitoren e padiskutushme më 14 Maj për zgjdhjet vendore. Këlliçi i ftoi qytetarët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që ndodh përreth tyre dhe propagandës së Veliajt.
“Më 14 maj është e padiskutuar fitorja. Kështu si jeni ju, jua them me bindje absolute që kështu si jeni ju, në çdo rrugicë ku shkojmë, në çdo lagje, qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Mos shihni sondazhet që nxjerrin Erjon Veliajn fitues në Tiranë, apo Edi Ramën fitues. Mjafton t’ju pyes unë ju këtu, në sondazhet që ju bëni çdo ditë me njerëzit që takoni, në familjet tuaja, të afërmit, miqtë, te supermarketi, te lokali i lagjes, në rrugë, kudo. A ju del njeri t’ju thotë që Erjon Veliajn e meriton ta votojnë prapë? Kaq më thoni!”
Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.
Akuzat
“Na thanë te njësia nr.3, se i mbjell pemët te Parku Liqenit sot dhe të nesërmen i kap i shkul, i çon në Kashar dhe bën aktivitet atje. Vetëm Erjon Veliaj mund ta bëjë këtë. Betejën e kemi me modelin, me një të keqe më të madhe se sa Edi Rama që quhet Erjon Veliaj!
Sado të përpiqen që të fshehin të vërtetën përmes propagandës tha Këlliçi, banorët e Tiranës e jetojnë përditë realitetin e kullave, të betonit, të trafikut dhe të smogut. Në foto besoj e shihni ju përherë që ka pamje të Erjonit, ose me përparëse duke dhënë ndonjë pjatë supë, ose me garuzhde, ose me ndonjë lopatë duke mbjellë pemë dhe kurrë nuk ju tregon ndonjë foto të kullave, të betonit, të trafikut dhe smogut!”, theksoi ai.
Qytetarët në bashkëbisedimin me kandidatin e opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre, në lidhje e administratën e ardhshme të bashkisë.