Kreu i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në parkun e Liqenit të Farkës tha se ky park do të jetë i ngjashëm me atë të Liqenit të Tiranës.
Veliaj: “Prej përmirësimeve që i janë bërë Parkut të Liqenit, është rritur frekuentimi. Ndaj, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë sezonin e mbjelljeve, jo vetëm në Liqenin e Tiranës, por edhe në liqenin e Farkës, të Kasharit dhe Vaqarrit. Kështu, mbajmë atë premtim që kemi bërë një vit më parë që Tirana të ketë 5 parqe kryesore”.
“Në qoftë se vjet e mbyllëm sezonin e mbjelljeve me 15 mijë pemë, këtë vit ambicia është shumë herë më e madhe, jo vetëm për të kapur 15 mijë pemë, por për të rikurepuar edhe parqe të tjera”, ka thënë Veliaj.