Kryebashkiaku thotë se pavarësisht vendimit të gjykatës, ka strategjinë e tij për të ndalur ndërtimin e 17-katëshit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, tha sot sërish se nuk do të ketë ndërtime te diga e liqenit, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i gjykatave. Veliaj foli për vendimin e Gjykatës Administrative për të rrëzuar pretendimet e tij, për ndryshimin e trupës gjyqësore. Veliaj tha se se për sa kohë vendimi u mor në fshehtësi në një dhomë këshillimi, edhe Bashkia e Tiranës do të ketë një strategji konkrete që nuk do e bëjë publike për të penguar këto ndërtime.
“Një gjë nuk e luan topi: ndërtime te diga nuk do të ndodhin! Përsa kohë gjykata vendosi fshehur, ne kemi vazhduar punën paralele për të penguar këtë ndërtim. As unë nuk i publikoj strategjitë e mia. Gjykata që bën markata nuk duam, por i garantoj qytetarët e asnjë punë nuk do i mbetet mangut Tiranës”, deklaroi Veliaj.