Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pati sot një takim me ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11, ku ka thënë se bashkia do të zhvillojë dëgjesa me banorët e Tiranës, për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Bashkia do tyë prezantojë projektin gjatë seancave të dëgjesave për të marrë edhe mendimet e komunitetit për këtë projekt.” Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit “Skënderbej”. Për këtë qëllim do të realizohet një kalendar dëgjesash me qytetarët, ndërsa tha se një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet takimeve me banorët e njësive 9 dhe 10 që preken direkt nga ky projekt.
Punimet për rindërtimin e sheshit do të fillojnë vetëm pasi të kenë mbaruar punimet e Unazës së Vogël, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi normal i mjeteve në qendër.