Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vlerësuar me simbolin “Kulla e Sahatit” Kryetarin e Bashkisë së Firences, Dario Nardella.
Nardella është pritur në një takim nga Veliaj, i cili i dorëzoi atij në shenjë mirënjohje për kontributin dhe ndihmën që i jep shqiptarëve që jetojnë në Firence, por edhe për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy bashkive.
Kryebashkiaku Nardella falenderoi homologun e tij për mikpritjen ndërsa shprehu besimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Firences do të rritet edhe më tej.