Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderon aktoren Hajrie Rondo me Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite duke u shndërruar në një model frymëzimi.
Erion Veliaj: Për ne ishte bekim dhe e jashtëzakonshme që more këtë sfidë me të cilën i ke dhënë kurajo shumë njerëzve të cilët po kalojnë vështirësitë e tyre . Duke parë kurajon tënde sot janë bërë me krahë. Medaljen jua japim në shenjë mirënjohjeje dhe respekti nga gjithë qyteti i Tiranës për të gjithë kontributin tënd ndër vite dhe për kurajon që na ke dhënë duke u rikthyer në skenë.
Aktorja Hajrie Rondo theksoi se vetëm me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo sukses, duke përballuar edhe sfidat që sjell jeta.
Hajrie Rondo: Me këtë rol le të kontribuoj pak edhe mesazhi, meqë është dhe muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për t’iu dhënë të gjitha grave shqiptare dhe për t’iu thënë atyre që të bëhen të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë.