Veliaj legalizon ndërtimet e oligarkëve, shmangen 740MLN lekë taksa – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj legalizon ndërtimet e oligarkëve, shmangen 740MLN lekë taksa –

11:52 | 20/04/2023
në Uncategorized
0

Bashkia Tiranë me konfirmimin e Ministrisë së Infrastrukturës kanë prishur banesat e qindra familjeve në Tiranë për të realizuar afërta e tyre me projektet rrugore. Kështu, qytetarëve ua prish shtëpitë me justifikimin se i kanë të palegalizuara, oligarkëve të ndërtimit Veliaj u jep me dorën e tij lejet e ndërtimit. Konkretisht, këtë herë KLSH ka marrë në shqyrtim zonën Tirana Rurale 2. Ku, KLSH ka zbuluar në vitet 2019, 2020 dh 2021 Bashkia Tiranë ka lejuar që ndërtimet e parregullta dhe jashtë kritereve të mbijnë si “kërpudhat pas shiut”, pasi vetë Veliaj u ka dhënë lejë në shkelje të ligjit.

Në dokument thuhet se për periudhën nga 01.06.2019 deri në 31.12.2021 nga vetëdeklarimet janë plotësuar dokumentacioni dhe janë lëshuar gjithsej 3690 leje legalizime për objekte informale, ose nga dosjet e vetëdeklarimeve të pa shqyrtuara dhe në administrim.

Sikur shohim në tabelë në vitin 2021 numri i lejeve të ndërtimit në shkelje të ligjit ka pësuar një dyfishim, sepse përkonin me vitin e zgjedhjeve elektorale.

Nga kjo periudhë rezulton janë pa paguar një vlerë prej 17,499,393 lekë e taksave që ndërtuesit e kanë si detyrim para se t’u jepet leja e ndërtimit.

Veliaj u jep lejet e ndërtimit, biznesmenët nuk paguajnë taksat

Më tutje, KLSH ka raportuar 31 raste ku ndërtuesit kanë marrë leje ndërtimi nga Bashkia, edhe pse shkelin rregullat bazë. Si pasojë e kësaj regjistrohen 74 milionë lekë ( të reja) humbje, për shkak se nuk janë paguar taksat. Sigurisht janë qytetarët e thjeshtë që mbushin arkën e bashkisë, sepse oligarkët paguajnë Lali Erin.

Gjithashtu, Veliaj u ka dhënë këtyre ndërtuesve pronë të shtetit dhe ata nuk kanë paguar qira. Ndërsa qytetarëve iu ndërhyn edhe tek prona e tyre, në këtë rast janë vjedhur 51,414,000 lekë.

“Në 26 raste janë legalizuar objekte, duke mos zbatuar kriteret përkatëse. duke legalizuar në zonës studimore dhe pa respektuar distancat nga rrugët, kanalet, etj.

Në 2 raste janë legalizuar objekte të cilat janë shmangur nga leja e ndërtimit, rezulton se kanë shmangur likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë në vlerën 15,973,100 lekë.

 Në 2 raste, janë regjistruar objekte në mungesë të marrëdhënieve me truallin, duke përdorur truallin në pronësi shtet, pa likuiduar qiranë e llogaritur në vlerën 51,414,000 lekë.

Në 1 rast, janë regjistruar objekte cilat rezultojnë ndërtesa në pronësi shtet, për të cilat nuk ka deklaratë prishje, vlera e të cilës llogaritet në vlerën 6,609,700 lekë”, raporton KLSH.

Në këtë pikë stafi drejtues është përgjegjës për menaxhimin e institucionit, në përputhje me politikat, ligjet dhe rregulloret e aplikuara (kriteret e vlerësimit). Stafi drejtues është përgjegjës për përdorimin e burimeve financiare në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Veliaj iu jep leje, më pas ua prish objektet

Veliaj e ka bërë zakon tashmë që të prish pa dëmshpërblim shtëpitë apo pallatet qytetarëve me justifikimin i kanë ndërtuar në afërsi të rrugës apo në prona të të tretëve, pra gjoja ia kthen ish-pronarëve. Në fakt është vetë Bashkia Tiranë që firmos këto leje për ndërtime në zona ku ka projekte zhvillimi.  Dhe në fund po familjet që blejnë shtëpitë e pësojnë, se oligarkët e ndërtimit i kanë nxjerrë përfitimet e tyre.

KLSH ka konstatuar një rast, kur me datë 29 dhjetor të vitit 2019 është dhënë legalizim për një ndërtesë informale të ndërtuar shumë pranë hekurudhës, gjë që ligji nuk e lejon. Dhe kur të kujtohet Veliaj të vërë në punë hekurudhën ose të bëjë ndonjë rrugë aty, pronarit do t’i shembet shtëpia.

Ndërsa në një rast tjetër, në 2020 Veliaj ka dhënë leje ndërtimi për një banesë në një zonë e cila është parashikuar të ndërtohet një shkollë.

Edhe në këtë rast, kur të vijë dita që të fillojë plani për ndërtimin e objektit arsimor, shtëpia e legalizuar do të prishet nga Veliaj pa e menduar dy herë.

“Në 1 rast, sipas lejes së legalizimit nr. 171527, datë 29.12.2019 dosja nr. 1018/1, është legalizuar objekti informal, ku rezulton se ndodhet në afërsi të trasesë hekurudhore, duke mos zbatuar kriteret e largësisë nga traseja e hekurudhës.

Në 1 rast, për lejen e legalizimit nr. 1723120, datë 27.11.2020 dosja nr. 1795/2014, është kryer legalizimi i objektit informal, i cili referuar dokumentacionit gjendje në dosjen e legalizimit, rezulton se objekti është ndërtuar me materiale të paqëndrueshme dhe nuk është i lidhur pazgjidhmërisht me tokën, njëkohësisht objekti ndodhet në zonë e përcaktuar për objekte arsimore”, thuhet në  raport.

Ndërsa në një rast tjetër në vitin 2021 është kryer legalizimi i objektit informal, i cili referuar dokumentacionit gjendje në dosjen e legalizimit, rezulton është ndërtuar mbi objekt ekzistues. Sipas dokumenteve, nga aplikuesi nuk është bërë deklaratë për prishjen e objektit të mëparshëm.

Në këtë mënyrë vepron Bashkia Tiranë, sipas interesit të Veliajt në raport me bizneset dhe qytetarët. Për Lali Erin çdo firmë mbi lejet e ndërtimit, legalizimet dhe shembjet e objekteve ekzistuese shndërrohet në lekë dhe influencë politike.

Lezo edhe: 5500 euro fidani i Veliajt me SPAK që mbyll sytë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
3 mijë euro për dëftesë false, arrestohet drejtori i shkollës –

3 mijë euro për dëftesë false, arrestohet drejtori i shkollës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

20:28 | 28/12/2025
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –

19:52 | 28/12/2025
Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –

19:12 | 28/12/2025
Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

19:10 | 28/12/2025
Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

18:36 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –
  • Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –
  • LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –
  • Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj
  • Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –
  • Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –
  • Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com