• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

16:21 | 01/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Lexo edhe

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

 Është kundër ligjit, por ndodh rëndomë në tenderët e Veliajt, që një biznesmen të marrë pjesë në garë me të 2 kompanitë e tij. Gjithsesi, ai nuk është biznesmen dosido, por miku i kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për Andi Efthimin, i cili ka fituar ditën e martë një tender të dyshimtë. Prokurimi ka objekt “Studimi dhe Projektimi i elementëve të sigurisë rrugore për rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave, përmirësimi, shtimin dhe kompletimin e tyre”, të hapur nga Bashkia Tiranë.

Sikur të mos i mjaftonin miliardat që hodhi për këto rrugë biçikletash, që u bënë legjendë, Veliaj do të bëjë të tjera shpenzime në emër të tyre. Sipas të dhënave të  tenderit, vetëm për përmirësimin e sinjalistikave të biçikletave, Veliaj do të shpenzojë 110 milionë lekë. Këto para merren nga buxheti i këtij viti. Edhe pse plani ishte që punimet për korsitë e biçikletave të mbylleshin me fondet e lëvruara nga buxheti i vitit 2022.

Më tutje, evidentojmë se tenderi është firmosur në kundërshtim me ligjin. Konkretisht,  Bashkia ka shkelur dy rregullat kryesore: atë për konkurrencën e drejtë dhe vlerësimi i ofertave më të lira për të shmangur riskun e fondit limit.

Së pari, Veliaj ka skualifikuar nga gara 2 ofertat e tjera dhe ka lënë të vlefshme vetëm ofertën e bashkimit të firmave SEED CONSULTING SHPK & ATELIER 4, në pronësi të Andi Efthimit.  Kjo e fundit ka marrë fitoren në mungesë të konkurrencës. Ndërsa vëmë re se oferta e kompanisë tjetër ka qenë 10,761,000 lekë, 5 milionë lekë më lirë. Madje kompania e eliminuar ka pasur vetëm 06.6 pikë më pak se fituesja. Pra,  dallimin e bëri vetëm plani i Veliajt, që kishte paracaktuar me kohë fituesin.

Kush është miku i Ramës

Sikur e përmendem më sipër fituesit SEED CONSULTING“SHPK & “ATELIER 4, janë të dyja në pronësi të Andi Efthimi.

Konkretisht, firma SEED Consulting sh.p.k  e themeluar në vitin 2014, është një kompani që administrohet nga Alban Efthimi dhe Ylli Gjoni. Si dhe ka për aksionerë Andi Eftihimin, Alban Eftihimi, Altin Premtin, Olsi Eftihimin dhe Ylli Gjonin.

Në fakt pronari i vërtetë është Andi Efthimi, pasi është themeluesi i kësaj kompanie. Gjithashtu nga të dhënat e siguruara nga QKB rezulton se ai ka 12.5% të aksioneve si person fizik në këtë kompani, dhe 60% të aksioneve i ka përmes firmës Zurich Investment Group, e cila është një tjetër kompani e tij.

Ndërsa firma “ATELIER 4”, e cila u fitoi tenderin në fjalë, është sërish në pronësi të Andi Eftihimit. Gjithashtu aksionerë janë personat e sipërpërmendur. Pra, miku i Ramës ka garuar me dy firmat e tij, për ta pasur të sigurtë fitoren.

Sakaq, vlen të shtojmë se kompania “Atelier 4” është njëkohësisht e preferuara e kreut të Bashkisë Tiranë. Bashkëpunëtore e “Ateliar” 4 ka qenë në shumë raste edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit. Shumë projekte në vend, që pas vitit 2013 mbajnë vulën e “Atelier 4”. Epo miku i Ramës qenka shumë i fortë dhe paska goxha ndikim. Kështu që Veliaj nuk mund ta linte pa tender.

Lexo edhe:Caushaj, mik për kokë i Veliajt/ Merr pa garë tenderin 100 mln lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina –

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

nga 27
19:56 | 29/03/2023
0

Pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, një tjetër person ka gjetur vdekjen në një qytet tjetër të Shqipërisë. Bëhet fjalë...

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

nga 27
19:40 | 28/03/2023
0

Sali Berisha në Kuçovë ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë, Lefter Maliqin. Berisha tha se maxhoranca vetëm vjedh në...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

16:11 | 30/03/2023
1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

16:05 | 30/03/2023
Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –

Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –

15:59 | 30/03/2023
Pesë të arrestuar në Tiranë, mashtronin të huajt –

Mori 100 mijë euro duke vjedhur llogari në ‘Facebook’, arrestohet –

15:56 | 30/03/2023
14 MLN € për pastrimin e plazheve –

14 MLN € për pastrimin e plazheve –

15:52 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –
  • 1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –
  • Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –
  • Mori 100 mijë euro duke vjedhur llogari në ‘Facebook’, arrestohet –
  • 14 MLN € për pastrimin e plazheve –
  • Çmimi i biletave për ndeshjen e Arsenalit ka kapur shifra anormale –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –
  • 1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com