Një ushtar amerikan ka ndërruar jetë në Kosovë ditën e shtunë, ndërs lajmi është bërë publik vetëm sot.
Sipas mediave kosovare Robert W Jones ka ndërruar jetë në kampin e Bondsteel, ndërsa shkaku nuk dihet ende.
21-vjeçari ka shërbyer në policinë ushtarake të cilës i është bashkuar në gusht të vitit 2015, ku ishte caktuar në Brigadën e 18 Policore Ushtarake në prill të vitit 2016.