Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.
Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me “vdekje”.
“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”