Policia e Matit ka arrestuar tre persona pas vdekjes së një punëtori në një minierë kromi në Klos.
Në pranga janë vënë: Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë me detyrë teknik minier), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel, me detyrë zjarrmëtar dhe Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues në Klos me detyrë zjarrmëtar.
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr.4, të subjektit Minerar “DEMA – PATIN”sh p k , në Klos, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punonjësi P.M., 57 vjeç.
Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.