Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”- thuhet në mesazhin e ambasadës.